Bersia e Ullirit

Ne kemi zgjedhur bersine e ullirit si nje alternative te shkelqyer te lendeve djegese fosile bazuar ne disa faktore te rendesishem si: fuqia e larte kalorifike, avantazhi ekonomik, neutraliteti i karbonit etj.

CFARE ESHTE BERSIA E ULLIRIT?

Bërsia e ullirit është një nënprodukt i procesit të prodhimit të vajit të ullirit. Cfare rezulton pas procesit të nxjerrjes së vajit të virgjër të ullirit quhet bërsi ulliri. Ajo perbehet nga grimca bërthamash, lekurë, pulpë dhe nje perqindje e vogel vaj ulliri.

SI MBLIDHET BERSIA E ULLIRIT

Pasi ullinjtë janë shtypur dhe vaji i ullirit është nxjerrë, bersia e ullirit është shumë e lagësht. Përmbajtja e lagështisë është përafërsisht 40-70%, në varësi të procesit të nxjerrjes së vajit te ullirit. Procesi i nxjerrjes së biomasës të dobishme nga ky produkt është duke e thare atë për të marrë një lëndë djegëse të ngurtë. Pas tharjes, përmbajtja e lagështise shkon deri në 8-15%. Materiali i ngurtë rezultues përmban me pak se 3% vaj dhe shpesh referohet si “pulpë ulliri e ezauruar”, në fjalë të tjera: bërsi ulliri. Me pak ose aspak përpunim, ky produkt kthehet në një lende djegëse biomasë e cilësisë së lartë.

DJEGIA E BERSIA E ULLIRIT

Bersia e ullirit, nga një pikëpamje energjitike, paraqet aspekte të favorshme në përdorimin e saj sepse siguron prodhim vjetor, përmbajtje shume të ulët squfuri e lëndësh të tjera të dëmshme, si dhe vlera të larta termike.

Falë përshtatshmërisë së saj të shkëlqyer për djegje, një numër në rritje të kompanive të tilla si operatorë të stacioneve të energjisë, fabrika të çimentos dhe impjanteve industriale, e kanë përdorur këtë material si një lëndë djegëse alternative. Duke qenë se bërsia e ullirit ështe një formë e biomasës solide, ajo mund të digjet menjëherë.

Pervec djegjes se saj te menjehershme, ajo mund te digjet gjithashtu dhe ne keto menyra: CHP (Combined Heat and Power), bashke-djegje me qymyr dhe bashke-djegje me biomase tjeter.